-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti në përkujtimoren e Srebrenicës: Masakra dëshmi e gjenocidit serb

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, së bashku me zëvendëskryeministret Donika Gërvalla dhe Emilija Rexhepi. Delegacioni nga Kosova vendosi lule pranë varrezave në Qendrën Memoriale në Potoçari, për të nderuar kujtimin e 8,372 viktimave të vrara nga forcat serbe më 1995.

Kurti vizitoi edhe ekspozitën “Me hapat e atyre që (nuk) kaluan”, duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike. Në fjalën e tij, ai e quajti masakrën një dëshmi e qartë e gjenocidit të ushtruar nga regjimi i Millosheviçit, dhe paralajmëroi për qëllime të ngjashme që Serbia kishte edhe ndaj Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit