-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Kantieret e ndërtimit do të pajisen me kamera online e GPS

Kryesoret

Kryeministri Rama zhvilloi sot në Durrës një mbledhje me të gjithë kryetarët e bashkive. Rama tha se do të nisë përdorimi i teknologjisë për të rritur monitorimin e territorit përmes dronëve e satelitëve. Njësoj si Qendra e Monitorimit të Trafikut, do të ndërtohet Qendra e Monitorimit të Ndërtimeve. Kjo do të bëjë monitorimin përmes kamerave online 24 orë të kantiereve për të vëzhguar procesimin e mbetjeve dhe materialeve interte si dhe do të pajisjen me GPS.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit ndërkohë ka përgatitur një rregullore të re për të gjitha kompanitë dhe të gjitha kompanitë e ndërtimit do të detyrohen që për të gjitha ndërtimet  që janë për qëllime fitimi, nuk flasim për shtëpitë, flasim për  pallate, ndërtime që kanë impakte të caktuara në jetën e lagjeve, banorëve gjatë kohës së ndërtimit dhe  flasim për ndërtime që nuk mund të lejojmë të kalojnë kufijtë e lejeve, që kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndiqen në kohë reale nga forcat e inspektimit, të gjitha llojet e kantiereve të ndërtimit duhet të pajisen me GPS në mënyrë që të monitorohet i gjithë trafiku i tyre, edhe në funksion të hedhjes së mbetjeve, edhe në funksion të materialeve që hyjnë e dalin nga kantieret ku ka evazion të konsiderueshëm në raste të caktuara” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit