Kryeministri Edi Rama shkundi kryetarët e bashkive, socialistë dhe demokratë sot në Durrës. Pas Vlorës, Elbasanit, Lushnjes dhe të tjerëve, në fund të fjalës u ‘kap’ me kryetarin e bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli. Teksa po fliste ministri Mazniku, Rama iu drejtua Tolit.
“O Dhimo cfarë ke Dhimo? Se ke që në fillim që bën disa gjeste të çuditshme. Çfarë ke mo? Nuk ka ujë në Dropull? Ca ke mo?” i drejtua Rama. Përgjigja e Tolit nuk u dëgjua.