Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kritika ndaj kryebashkiakëve në lidhje me krijimin e ndërmarrjeve fitimprurëse nëpër bashkitë e vendit.
Kreu i qeverisë u shpreh se me reformën e re territoriale, bashkia duhet të mendojnë edhe për jetën e fshatit si sipërmarrëse dhe jo vetëm për shtrim rrugësh, pastrim kanalesh etj.
Rama shtoi se bashkitë duhet bëhen bashkë me fermerët për të krijuar p.sh. linja prodhimi dhe të shfrytëzojnë linjën e kredisë së BSH, 250 mln euro.
Më tej, kërkoi shkarkimin e të gjithë kryetarëve të njësive administrative. “Me siguri ka edhe kryetarë të njësive, si i Novoselës që është edhe ditën edhe natën aty, nuk i fus të gjithë në një thes, por shumica, mjafton të shoh si lulëzojnë baret e tyre.
Kryetari i njësisë që ka varrezat në Elbasan duhet shkarkuar pa kthim. Ajo që është bërë dje me shkarkimin e drejtorit të Shkodrës, unë dua ta ritheksoj që shpresoj se është mesazh për të gjithë” tha Rama.