Një 59-vjeçar, banues në Tiranë ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Qerretit. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det.
Në Vlorë ka ndërruar jetë turistja ukrainase, e cila u nxor nga deti në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’, ndërsa trupi do dërgohet drejt morgut të Tiranës për faktin se është shtetase e huaj. Vajza e saj ndodhet ende në intubim.