Nga aksioni i nisur sot në orët e para të mëngjesit në Shkodër është shpallur në kërkim zyrtari i policisë Erjon Dani.
Ai ka ushtruar detyrën edhe e shefit të krimeve në komisariatin nr. 3 në Tiranë, por ka disa kohë qe është larguar nga policia.
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion në Shkodër, ku janë lëshuar 13 urdhërarreste. Raportohet se mes tyre ka urdhërarreste dhe për zyrtarë policie.
Sipas inforamcioneve paraprake, vendimi lidhet me operacionin “Ura” ndërsa grupi kriminal trafikonte drogë nga Amerika Latine.