Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti në Teksas, një javë pas përmbytjeve të 4 korrikut që lanë të vdekur të paktën 120 persona dhe mbi 170 të zhdukur.
Ai vizitoi kontenë Kerr, zonën më të goditur, dhe u shpreh se qëllimi është të qëndrojë pranë familjeve të prekura.
Përmbytjet e fuqishme shkaktuan dëme të mëdha, ndërsa vonesat në dërgimin e alarmeve për evakuim dhe menaxhimi i ngarkuar i emergjencës kanë shkaktuar kritika të ashpra ndaj autoriteteve lokale dhe federale.
Administrata Trump është akuzuar për burokraci dhe shkurtime buxhetore që kanë penguar reagimin, ndërsa ministrja e Sigurisë së Brendshme mbrojti reagimin federal si “të shpejtë dhe efektiv”.









