Erjon Dani, ish-shef i krimeve në Komisariatin nr.3 në Tiranë, është vetëdorëzuar në policinë e Himarës, pasi mësoi nga mediat se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga SPAK.
Dani dyshohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “shpërdorim detyre” gjatë kohës që ushtronte funksionin në Policinë e Shtetit.
Ai është një nga 8 personat e arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë të SPAK kundër një grupi të dyshuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.
Grupi është zbuluar përmes dekriptimit të komunikimeve në platformën e koduar “Sky ECC”. Ndërkohë, pesë persona të tjerë mbeten ende në kërkim.