Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sot fshatin Malas Gropë, në Njësinë Administrative Kutalli të Dimalit. Flakët nisën në ferrat dhe barishtet pranë rrugës së fshatit, por për shkak të erës dhe temperaturave të larta, zjarri u përhap me shpejtësi drejt kodrave me ullinj.
Në vendngjarje janë angazhuar 25 zjarrfikës, të cilët po punojnë me mjete rrethanore, pasi nuk ka rrugë për mjetet e zjarrfikësve brenda ullishteve. Ndihmë iu dha edhe nga banorët lokalë. Zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme ullishte, por fatmirësisht është parandaluar që flakët të arrijnë banesat.
Vatrat e nxehta po mbahen nën kontroll të vazhdueshëm, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për shkakun e zjarrit dhe për saktësimin e dëmeve.