-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarri në Parkun e Lurës vijon prej ditësh, era dhe terreni vështirësojnë ndërhyrjen

Kryesoret

Zjarri që ka përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat në terren po përballen me vështirësi të mëdha për ta izoluar atë. Era e fortë dhe terreni i thepisur kanë penguar ndërhyrjen efektive për shuarjen e flakëve, të cilat janë përhapur në një zonë me bimësi të rrallë, përfshirë ah, pisha dhe barishte.

Vatra e zjarrit është aktive dhe po merr përmasa më të mëdha, ndërsa sipërfaqja e djegur mendohet të jetë e konsiderueshme, megjithëse ende nuk ka një përllogaritje zyrtare.

Në operacion janë angazhuar 6 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 16 nga ADZM, 5 punonjës të njësisë administrative Lurë, 12 vullnetarë dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura. Pavarësisht përpjekjeve intensive, për shkak të kushteve të vështira në terren dhe motit, situata mbetet e paqëndrueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit