-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm avioni i kompanisë Volotea është përfshirë nga flakët gjatë fluturimit nga Dubrovniku drejt Lyon. Avioni ka kryer një ulje emergjente në aeroportin “Sandro Pertini” pranë Torinos.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 10:28, kur avioni tip “Airbus A320”, i cili ishte nisur nga Dubrovniku dhe duhej të mbërrinte në Lyon në orën 10:40, pësoi një defekt teknik në ajër.

Aktiviteti në aeroportin e Torinos u ndërpre për rreth një orë për shkak të incidentit. Ndërsa pasagjerët që udhëtonin drejt Francës u evakuuan me siguri dhe më pas u transferuan me autobusë drejt destinacionit të tyre përfundimtar, në Lyon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit