Deputetët e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia janë përplasur me efektivët e policisë në Theth. Ata kanë shkuar në Theth për të mbështetur banorët që kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve në fshat.
Boçi përplaset me një polic, i cili prezantohet si drejtori i policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj.
Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”, dëgjohet t’i thotë Boçi në videon e posuar në facebook.
“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë, legen m….”, i tha deputeti i zgjedhur një tjetër efektivi. “E mendove mirë që më preke?”. “O trim hajde një minutë”, i thotë Boçi, Lleshajt.