-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi pas përplasjes me policinë në Theth: Prishjet janë selektive, Rama po rrëmben perlën e natyrës

Kryesoret

Ditën e sotme deputetët demokratë, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia u përplasën me policinë në Theth duke mbështetur banorët për të mos shembur objektet pa leje. Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat u shpreh se opozita do të përdorë çdo instrument për të mbrojtur banorët.

“Turizmi familjar ka marrë goditje përfundimtare. Siç shihet prishjet këtu janë selektive, policia dhe IKMT janë në kundërshtim të plotë me ligjin. Banorët kanë ndërtuar në tokat e tyre, por kjo nuk përputhet me oreksin e Edi Ramës i cili kërkon të rrëmbejë edhe këtë perle të natyrës siç ka bërë me të tjerat. Këtu nuk ka shtet, sepse të marrësh zvarrë banorët sepse kanë ndërtuar në tokat e tyre kanë bërë turizëm familjar këtij nuk i thonë shtet. Të gjithë drejtuesit e IKMT thonë një fjalë, kemi urdhër. Nga kush kane urdhër? Këtu sundon arroganca e një shteti që qeverisjen e kanë marrë nga bandat. Do të jemi këtu si opozitë me të gjitha mjetet tona për të reaguar. Thirrja ime është të bëhemi bashkë të gjithë burrat e malësisë për ta ndalur këtë valë terrori”, u shpreh Boçi.

Ndërsa deputeti Bardh Spahia u shpreh se kryeministri Rama u bëri thirrje emigrantëve që të investonin në këto treva dhe më pas i dhunon dhe ua prish.

“Siç e shikoni jemi në një terror të vërtetë të shtetit të Edi Ramës. Banorët nuk janë përballur ndonjëherë me pamje terrori të tillë. Si një besëprerë tipik Edi Rama pasi iu dha fjalën dhe u bëri thirrje të investonin emigrantët e kësaj treve, i dhunon sot dhe i hedh në lum investimet e tyre. Një hakmarrje primitive e tij për votën që nuk e mori kurrë të thethjanëve”, tha Spahia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit