-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapi dyert për shqiptarët në ’90, shuhet në Durrës ish-ambasadori gjerman

Kryesoret

Ish-ambasadori gjerman, Werner Daum, ndërron jetë në Shqipëri ku kishte mbërritur prej disa ditësh. Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.

Daum u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit. Ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Daum mori pjesë para pak ditësh në inaugurimin e shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo në Kavajë.

Gjatë vizitës në Bashkinë e Kavajës, ish-ambasadori gjerman Werner Daum u nderua me një Certifikatë Mirënjohjeje nga kryetari Fisnik Qosja, për kontributin e tij në momentet historike të vitit 1990.

Daum ishte ambasador në Shqipëri nga 1987 deri në vitin 1990, pikërisht në kohën kur nisi lëvizja kundër regjimit komunist. Ai hapi dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit