Dhembja e të njerëzishmëve të kësaj bote sot është drejtuar kah rikujtimi i Srebrenicës ku forcat serbe dikur vranë mbi 8,700 burra dhe djem boshnjak dhe nga Gaza ku ushtria izraelite sot e papenguar vretë fëmijë palestinezë.
Ndërkohë edhe sot, si gjithmonë deri tani, zyrtarët serbë dhe ata izraelit vazhdojnë fushatën për mohimin e këtyre gjenocideve, me çka, duke dashur t’ua shpërlajnë mëkatin vrastarëve të vet monstruoz, vetëm se e shpalosin të vërtetën se kjo botë i kujton gjenocidet, por i mbyllë sytë kur ndodhin ato.
Andaj sot kur bota rikujton gjenocidin e Srebrenicës, ajo me asgjë nuk mund ta mbulojë pandjeshmërinë dhe verbërin ndaj shfarosjes së palestinezëve në Gazë ku vetëm numri i fëmijëve të vrarë është disa herë më i madh se ai i viktimave boshnjake në Srebrenicë.
Ku ta dish, mbase kjo tokë aq shumë është ujitur me gjak njeriu, sa ne që ecim mbi të, kemi nisur të bëhemi të pandjeshëm ndaj erës së gjakut të pafajësisë fëmijërore.


                                    





