Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan ka mbërritur në Kosovë për vizitën e tij të parë. Ai u prit nga e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane, Anu Prattipati.
Në një njoftim ambasada e SHBA në Prishtinë tha se kjo vizitë është pjesë e angazhimit për forcimin e marrëdhënieve dhe përpjekjeve për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
Hanrahan do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të tjerë politikë. Ndërsa disa ditë më parë ai u takua në SHBA me presidenten Vjosa Osmani.









