-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Po shkruaj një libër për jetën time në burg, dokumentar për atë që më ndodhi

Kryesoret

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka treguar se pasi ka dalë nga burgu i Fierit ka nisur që të shkruajë një libër.

Salianji tha se libri do të jetë një tip ditari për të dokumentuar atë që i ka ndodhur gjatë qëndrimit të tij në burg. Ai tha se në libër do të ketë edhe detaje që publiku nuk i di për jetesën e tij nbë burg.

“Po shkruaj një libër për jetën time në burg. Do jetë tip ditari, për të dokumentuar të plotë atë që më ndodhi. Do jetë libër që do shuajë kureshtjen e njerëzve për dënimin e një personi që nga parlamenti shkon në qeli për shkak të një dënimi politik.

Në libër do të jenë edhe rrethanat si ndodhi ngjarja, por edhe dëshmi historike, e dokumentuar, të një procesi të manipuluar. Mesazhi që dua të jap është që duhet të rezistojmë që të bëjmë ndryshimin. Në burg shpeshtova pirjen e duhanit, kam lexuar pafundësisht.Nuk kam pasur lëvizje shumë dhe bëra aktivitet fizik. Kam dashur të jem mirë në imazh edhe në burg, për të mos u treguar i dobët përballë regjimit. Do ketë detaje, që nuk janë thënë e nuk njihen nga publiku për jetesën brenda burgut.”, tha Salianjë në News 24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit