Pas tarifave të reja ndaj Kanadasë, është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat e reja për shtetet anëtare. “Duke filluar nga 1 gushti 2025, ne do të aplikojmë një tarifë ndaj Bashkimit Evropian prej 30% për produktet e BE-së të eksportuara në Shtetet e Bashkuara, të ndara nga të gjitha tarifat sektoriale”, shkroi Trump në llogarinë e tij në rrjetet sociale Truth.
Letra e Trump drejtuar Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, hapet me një ton emfatik dhe vetë-urues: “Është një nder i madh për mua t’ju dërgoj këtë letër, e cila tregon forcën dhe angazhimin ndaj marrëdhënies sonë tregtare, si dhe faktin që Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të vazhdojnë të punojnë me Bashkimin Evropian pavarësisht se kanë një nga deficitet më të mëdha tregtare me ju. Prandaj, ju ftojmë të merrni pjesë në ekonominë e jashtëzakonshme të SHBA-së, tregun numër një në botë” tha ai.
Disa rreshta më poshtë njoftimit më të rëndësishëm “Duke filluar nga 1 gushti, ne do t’i ngarkojmë Bashkimit Evropian një tarifë prej vetëm 30% për të gjitha produktet e dërguara në Shtetet e Bashkuara”.









