Britania e Madhe po kalon valën e tretë të nxehtësisë të vitit, me temperatura që arrijnë deri në 33°C në Ross on Uye.
Ndërsa Skocia ka regjistruar ditën më të nxehtë të vitit me 32°C. Gjithashtu edhe Irlanda e Veriut ka përjetuar ditën më të nxehtë në tre vitet e fundit.
Paralajmërimet për nxehtësi të rrezikshme janë ende në fuqi në Anglinë jugore, me temperatura që kalojnë 32°C në Midlands dhe Uellsin Jugor. Zjarrfikësit në Perth po luftojnë me një zjarr të egër që kërcënon kodrat përreth.