-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vatra zjarri në 16 qytete në Shqipëri

Kryesoret

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 5 vatra janë ende aktive. Në përditësimin e radhës Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Vlorë, Rrogozhinë, Tiranë, Kamëz, Dimal, Përmet, Këlcyrë, Gjirokastër, Librazhd, Belsh, Lezhë, Kurbin, Roskovec, Pogradec e Korçë.

Aktualisht mbeten aktive vatrat në qarkun e Dibrës në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, në Zerqan, te “Liqeni i Luleve”në Parkun Kombëtar të Lurës, fshatin Zambisht të Tiranës, në Polis të Librazhdit dhe në  fshatin Udenisht të Pogradecit.

Zjarret janë regjistruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 91 hektarë sipërfaqe dhe 20 rrënjë ullinj.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 38 automjete zjarrfikëse dhe 459 forca. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 90 efektivë dhe 3 helikopterë.

Ministria njofton se i gjithë sistemi i mbrojtjes civile vijon të jetë në ndjekje të situatës dhe në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të shpejtë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit