Trupa gjykuese në çështjen ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ka caktuar datën 16 korrik për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Seanca do të nisë në orën 09:00 dhe gjatë ditës do të vazhdojë edhe me dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave.