Një zjarr i madh pyjor, i shkaktuar nga rrufeja më 9 korrik, ka përfshirë mbi 10,900 hektarë në afërsi të Grand Canyon në Arizona. Si pasojë janë evakuar 500 vizitorë nga pjesa North Rim dhe u mbyllën rrugët shtetërore 89A.
Zjarri i quajtur White Sage Fire po përhapet me shpejtësi për shkak të thatësirës, temperaturave të larta dhe erërave të forta.
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërim për valë të rrezikshme të të nxehtit, me temperatura deri në 46°C, duke i bërë thirrje qytetareve të shmangë ecjet në park.