-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen rreth 3 mijë bimë kanabis në qarkun Shkodër, nën hetim dy roje mjedisi

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka proceduar penalisht dy roje mjedisi. Gjatë kontrollit në qarkun e Shkodrës policia gjeti dhe asgjësoi 2943 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, policia gjeti dhe asgjësoi 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë u asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre: V. P., roje pyjesh dhe A. K., roje e zonave të mbrojtura.

Ndërsa në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit