-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interi në presion për Asllanin/ Mesfushori refuzon ofertat, kërkohet shitja

Kryesoret

Kristjan Asllani po bëhet një çështje e nxehtë te Interi, ku drejtuesit duket se kanë humbur durimin me refuzimet e tij të vazhdueshme.

Sipas mediave italiane, klubi zikaltër e ka përjashtuar nga planet dhe kërkon ta shesë në merkato për të siguruar të ardhura për afrime të reja.

Interi ka vënë një çmim prej 15 milionë eurosh për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, por deri tani ofertat nuk i plotësojnë kërkesat financiare të klubit. Asllani ka refuzuar propozime edhe nga jashtë Italisë, duke preferuar të qëndrojë në Serinë A.

Klubet si Bolonja dhe Fiorentina e ndjekin me interes, ndërsa afrimi i Stefano Piolit te Fiorentina mund të hapë rrugën për një transferim të mundshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit