Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, i ka shpëtuar për pak një atentati gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, sipas një raporti të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.
Raporti thotë se më 16 qershor, Forcat Ajrore Izraelite goditën me gjashtë raketa kompleksin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në Teheran, ku ndodhej edhe Pezeshkian në një takim të nivelit të lartë. Sipas burimit, raketat goditën hyrjet dhe daljet e objektit, duke dëmtuar rëndë rrjetin elektrik dhe duke plagosur disa persona, mes tyre edhe presidentin, i cili mori dëmtime në këmbë.
Në një intervistë të mëhershme me gazetarin amerikan Tucker Carlson, Pezeshkian kishte përmendur atentatin, duke lënë të nënkuptohej se sulmi mund të jetë kryer mbi bazë informacioni të rrjedhur:
“Ka pasur spekulime se një agjent ishte i përfshirë,” raportoi Fars, duke kritikuar gjithashtu heshtjen e mediave perëndimore për atë që e cilëson si një “akt të hapur terrorizmi shtetëror”.
Agjencia iraniane e lajmeve përmendi gjithashtu paralelet me taktikat e përdorura kundër liderëve të tjerë si Hassan Nasrallah, duke e lidhur këtë sulm me përshkallëzimin e konfliktit rajonal dhe tensionet me Izraelin.