Ditën e nesërme do të nisë aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Ky aksion ka si qëllim që të luftojë evazionin dhe të garantojë sigurinë ushqimore.
Tatimorët do të verifikojnë nëse produkti është e shoqëruar me faturë fiskale në momentin e blerjes, si dhe nëse lëshohet faturë për konsumatorët.
Ditën e djeshme ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe ministri i Financave kanë inspektuar në disa biznese.