Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat në zonën e Karinës, duke u përhapur në territorin e Peqinit dhe Sinaballajt në bashkinë e Rrogozhinës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, duke djegur sipërfaqe të mëdha me ullinj dhe kullota.
Ndërsa nuk raportohet për të lënduar, dëmet materiale dhe ato mjedisore janë të konsiderueshme.
Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga dy helikopterë të shërbimit zjarrfikës dhe ushtrisë, po punojnë intensivisht për të ndalur zjarrit. Në operacion po marrin pjesë edhe banorë të zonës që ndihmojnë në mënyrë vullnetare.