Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër.
Flakët janë përhapur shpejt, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe ullishte.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, por ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë dhe terreni i thyer kodrinor.