-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari i DASH në Kosovë: Fokus te kriza politike dhe dialogu me Serbinë

Kryesoret

Në një takim me Brendan Hanrahan, diplomatin më të lartë amerikan për Evropën dhe Euroazinë, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, përfaqësuesja e LDK-së, Hykmete Bajrami, dhe delegacioni i Listës Serbe diskutuan mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në njohje reciproke. Krasniqi theksoi:

“Biseduam për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, si dhe për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.”

Bajrami, nga ana e saj, adresoi krizën institucionale, duke paraqitur propozimin për një qeveri kalimtare që do të sigurojë funksionimin e institucioneve deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2026. Përfaqësuesit e Listës Serbe ngritën shqetësime mbi veprimet e njëanshme institucionale që sipas tyre cenojnë të drejtat e komunitetit serb.

Takimi vijon vijën e kontakteve ndërkombëtare të Hanrahan, i cili një ditë më parë pati takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku ishte diskutuar edhe thellimi i marrëdhënieve bilateral mes Kosovës dhe SHBA-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit