-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

40-vjeçari kapet duke transportuar emigrantë të paligjshëm nga Bangladeshi

Kryesoret

Policia ka finalizuar operacionin “Attempt 1” me kapjen e një 40-vjeçari, i cili po transportonte ilegalisht shtatë emigrantë nga Bangladeshi për t’i kaluar drejt Kosovës.

Operacioni u realizua në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, ku u ndalua automjeti i markës Volkswagen duke sekuestruar gjithashtu një shumë parash dhe një telefon celular, që dyshohet të kenë lidhje me aktivitetin kriminal.

Drejtuesi i mjetit, E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, u ndalua dhe materialet u referuan në prokurori për hetime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit