Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-ish-Metalurgji. Një makinë ka përplasur një person, i cili po lëvizte me biçikletë në vendin e quajtur ish qendra tregtare,
Drejtuesi i biçikletës ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e aksidentit.