Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për aksionin në Theth për shembjen e objekteve pa leje. E ftuara Greta Bardeli, deputetja e qarkut Shkodër u shpreh se banorët e Thethit janë prerë në bes. Ajo ngriti pyetjen se ku ishte shteti ku në ato kohë po ndërtoheshin objektet.
“Atje po konkurohen shumë pyetje. Në fakt që në fillim nga banorët e Thethit është kërkuar që të mblidhen dhe të diskutojnë. Nuk e meritojnë këtë sjelleje të kryeministrit. Aty çdo metër tokë është e përcaktuar dhe një tokë është përcjellë sipas të drejtës reale, kanonike dhe kjo dakordësi midis banorëve të Thethit është ndër shekuj.
Banorët e Thethit janë prerë në bes. Ku ishte shtetit ku ata po ndërtonin, pse atëherë nuk ndërhyri shteti në atë kohë. Pse ishin ekzistente, sepse ato shtëpi nuk u ndërtuan brenda një nate.”, tha Bardeli.