-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anulohet koncesioni për autostradën Milot-Balldre

Kryesoret

Anulohet koncesioni për autostradën Milot-Balldre për shkak se nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme, sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përmbushin kërkesat e ftesës për procedurën konkurruese, pra nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”, njofton Ministria e Infrastrukturës.

Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet.

“Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-KasharLekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre” thuhet në dokumentin e MIE.

Aksi Milot-Balldre që parashikohet në këtë studim është i gjatë rreth 17 km. Seksioni i propozuar plotëson karakteristikat e një autostrade të kategorisë A.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit