Policia Rrugore gjatë kësaj jave ka konstatuar dhjetëra shkelje të rënda, ku ka vendosur 765 gjoba për parakalime të gabuara. Ndërsa 423 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, me sanksion pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritje të pikëve të lejes së drejtimit, 876 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Gjithashtu 1121 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 128 gjoba për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit.
Policia Rrugore ka përdorur 2 dronë dhe 3 radarë Poliscan, për monitorimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që rrezikojnë jetën në rrugë.








