Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 të shkallës Rihetr ka goditur sot ishujt Taninbar, në provincën Maluku të Indonezisë.
Tërmeti ka në një thellësi prej 98 km, sipas agjensisë gjeofizike të Indonezisë.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti ndodhi në orën 12:49 të mesditës sipas kohës lokale në një thellësi prej 80 kilometrash, rreth 177 kilometra në perëndim të qytetit Tual në provincën Maluku Lindore.