Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë ka goditur rajonin e Ishujve Tanimbar, në Indonezi, sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC). Ngjarja sizmike ka ndodhur në një zonë të njohur për aktivitetin e lartë sizmik dhe vullkanik, pjesë e “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit.
Fatmirësisht, nuk është lëshuar asnjë kërcënim për cunami, dhe deri tani nuk ka informacione për dëme materiale apo viktima. Ishujt Tanimbar janë një grup ishujsh të vendosur në Indonezinë lindore, që shtrihen në Detin Arafura.
Indonezia është një nga vendet më të ekspozuara ndaj aktiviteteve sizmike, për shkak të vendndodhjes së saj në një zonë me shpërthime vullkanike dhe tërmete të shpeshta.