Bashkia e Gjirokastrës ka nisur sot aksionin e pastrimit të tregut rom të qytetit, duke dërguar fadromat për pastrimin e territorit.
Aksioni, i paralajmëruar disa ditë më parë, ka shkaktuar shqetësime tek disa tregtarë, të cilët e konsiderojnë këtë vendim si një kërcënim për jetesën e tyre.
Tregtarët kërkojnë që të gjejnë një zgjidhje më të rregullt për të vazhduar aktivitetin e tyre, pasi shumica prej tyre mbështeten në këtë treg për të siguruar bukën e gojës.
“Na lini të shesim, sepse vetëm bukë duam”, u shpreh njëri prej tregtarëve, ndërsa një tjetër shtoi: “S’kemi bukë të hamë, po na qajnë fëmijët”.