-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau të dashurën dhe nënën e saj, mbetet në burg të përjetshëm ish-agjenti i SHISH

Kryesoret

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim ankimin e Marjan Rrokut, ish agjentit të SHISH. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës së tij dhe nënës së saj në vitin 2001 në Tiranë.

Marjan Rroku u dënua në mungesë nga drejtësia shqiptare në vitin 2002. Më pas u arrestua në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin.
Rroku kishte kërkuar edhe shfuqizim të tre shkallëve të gjykimit për vendimin që i refuzoi atij kërkesën për pavlefshmëri të urdhrit të ekzekutimit të vendimit penal të dënimit.

Sipas Rrokut, urdhri i ekzekutimit ishte i pavlefshëm, pasi ishte firmosur vetëm nga kryesuesi i trupës dhe jo nga dy anëtarët.

Kushtetuesja nuk e legjitimoi Rrokun për ankimin ndaj tre vendimeve të burgut përjetë, për shkak se është paraqitur përtej afatit ligjor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit