Një 39-vjeçar nga Korça Denis Mecolli i dyshuar për tentativë vrasjeje në muajin shkurt, është arrestuar në Greqi pas disa muajsh në arrati.
Ai akuzohet se më 4 shkurt 2025 ka goditur me thikë një 40-vjeçar në një konflikt që përfundoi pa viktima.
Arrestimi u bë falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe greke, ndërsa tani pritet që ai të ekstradohet dhe të përballet me drejtësinë në Shqipëri.









