35 administratorë të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë dhënë dorëheqjen pas një mbledhjeje me kryetarët e bashkive.
Kryeministri Rama ka urdhëruar shkarkimin e administratorëve që kanë mbi 3 vjet në detyrë. Në Dibër kanë dhënë dorëheqjen 15 administratorë, në Bulqizë 8, në Mat 8 dhe në Klos 4. Po ashtu, janë larguar edhe zv/kryetarët e bashkive.
Largimi i detyruar ka për qëllim shmangien e pasojave ligjore dhe ekonomike, nëse administratorët padisin pushtetin vendor.
Dorëheqje u kërkuan gjithashtu edhe drejtorëve të drejtorive, të cilët pritet t’i dorëzojnë ato më vonë.