-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dënuar në Itali për prostitucion, Artan Lekës i sekuestrohen pasuri 290 mijë euro

Kryesoret

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Origjina”, duke sekuestruar pasuri me vlerë rreth 290 mijë euro, të dyshuara si të ardhura nga veprimtari kriminale jashtë vendit.

Në fokus të operacionit ka qenë Artan Leka, 53 vjeç, i dënuar më parë në Itali me 9 vite burg dhe një gjobë prej 60 mijë eurosh, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni.

Me vendim të Gjykatës së Tiranës, u vendos sekuestrimi i dy apartamenteve dhe dy automjeteve në pronësi të tij, ndërsa hetimi pasuror është zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

“Pasuritë dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit në fjalë në territorin italian,” – njoftoi policia.

Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, duke ndjekur praktikën e ndalimit të përfitimeve financiare të krijuara nga krimi i organizuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit