-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova, 47-a tentativë për konstituimin e kuvendit

Kryesoret

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot në orën 11:00 për një tjetër përpjekje për ta konstituuar legjislaturën e re, pas një varg dështimesh që nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Që prej 15 prillit, Kuvendi ka dështuar 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të tij, duke shkaktuar bllokim të procesit politik në vend.

Mungesa e konsensusit ndërmjet partive parlamentare është shkaku kryesor i këtij paralizimi. Lëvizja Vetëvendosje, si partia me numrin më të madh të ulëseve, ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për postin e kryetares së Kuvendit, por kandidatura e saj nuk ka arritur të sigurojë përkrahjen e mjaftueshme nga partitë tjera.

Për të zhbllokuar situatën, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, propozoi që votimi për kryetaren të zhvillohej në mënyrë të fshehtë, por edhe ky propozim u refuzua pasi nuk mori shumicën e kërkuar.

Kjo ngërç politike ka mbajtur të paralizuar Kuvendin për më shumë se tre muaj, duke e shtyrë formimin e institucioneve të reja që qytetarët presin për të nisur realizimin e reformave të premtuara gjatë fushatës zgjedhore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit