-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeinspektori i Përgjithshëm për inspektimet në terren: Në krye do të ketë specialistë të fushës

Kryesoret

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka shpjeguar punën njëvjeçare për reformimin e inspektorateve. Hajdari tha se ligji i ri i inspektimeve do të ulë numrin e kontrolleve në biznese. Gjithashtu u shpreh se për herë të parë inspektorët, para se të vendosin gjobë, do të këshillojnë, paralajmërojnë biznesin.

“Tre bëhen inspektorate të mëdha. AKU bashkohet me AKVMB, peshkimin dhe të bimëve, dhe bëhet një inspektorat, pra ulet numri i inspektimeve ku do të shkojnë katër inspektorë. Dhe rrit përqendrimin. IKMT bëhet një inspektorat i madh dhe ka brenda vetes mbrojtjen e territorit, pyjet, ujërat, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore dhe zonat e mbrojtura. Pra bashkohen bashkë, ulet barra ndaj biznesit. Inspektorati i shëndetësisë do të bashkohet pjesërisht me inspektimin e barnave dhe rrethimeve”, shprehet Hajdari në Top Channel.

Më pas ai tha se në krye të inspektorateve do të vendosen vetëm specialistë të fushës përkatëse.

“Nëpër inspektoratet shqiptare nuk do të ketë më njerëz që arsimin nuk e lidhin me inspektimin. Pra do të ketë inxhinierë: inxhinier mjedisi, inxhinier ushqimi, inxhinier pyjesh dhe arkitektë.”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit