Një 29-vjeçar shqiptar u arrestua në Romë. Oficerët e policisë zhvilluan kontrolle në zonën Montesacro në Romë. Ata kontrolluan një makinë brenda një garazhi dhe gjeti 2600 euro dhe çelësat e garazhit të dytë po në të njëjtën ndërtesë.
Në garazh, policët gjetën një dollap që përmbante kokainë gati për shitje, dy thika të përdorura për të ndarë drogën dhe një pistoletë kalibri 7.65 me një karikator dhe mbi 30 fishekë.
Ndërsa në shtëpinë e shqiptarit u gjetën pako të tjera me kokainë, mjete paketimi dhe afërsisht 2,000 euro në para të gatshme, me sa duket të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. 29-vjeçari shqiptar ndodhet në burg, në pritje të gjyqit, pas vleftësimit të masës së tij paraprake.