Sot mbushen plot 20 vite që Gjirokastra është shpallur pasuri botërore nga UNESCO. Që prej 15 korrikut 2005, qyteti i gurtë është njohur zyrtarisht për vlerat e tij historike dhe arkitektonike.
Në këtë përvjetor, kryeministri Edi Rama ndau një video nga Gjirokastra duke e quajtur “përjetësisht pasuri e shpirtit”.
Kalaja e qytetit, një nga më të mëdhatë në Ballkan, vazhdon të mbetet një nga pikat më të vizituara nga turistët, duke dëshmuar rëndësinë kulturore që Gjirokastra ruan prej shekujsh.