Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër për ndotjen e Liqenit Artificial në Tiranë, duke publikuar një video nga zona pranë Liqenit të Thatë, ku sipas tij, ujërat e zeza po derdhen hapur në liqen.
Ai e cilësoi këtë si një krim mjedisor dhe theksoi se situata është lehtësisht e dallueshme jo vetëm me sy, por edhe nga era e rëndë që vjen prej andej, sidomos pas vapës dhe mungesës së reshjeve.
Braçe shton se kjo është e vetmja hapësirë ujore brenda parkut të Tiranës dhe një ndotje e tillë përbën jo vetëm një shkelje të rëndë mjedisore, por edhe një dhunim të hapësirës publike. Ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme për ta ndalur këtë ndotje.









