Pasditen e sotme është shuar vatra e zjarrit në Drenovë që ka nisur dy ditë më parë.
Shefi i zjarrfikëses në Mallakastër, Hajri Malaj tha se disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat e zjarrit. Ai tha se vatra e zjarrit mund të riaktivizohet pasi ka ende disa trungje pemësh që po digjen.
“Ekipet zjarrfikes analizuan situatën në terren duke konkluduar se zjarri është shuar. Megjithatë disa efektivë do të qëndrojnë në zonë për të monitoruar vatrat e zjarrit të cilat mund të riaktivizohen pasi ka ende trungje pemësh që digjen”, tha Malaj.









