Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çybja. Gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykimin edhe Altin Hajri dhe Ahmet Mashën.
Ata akuzohen për rrjedhje të informacionit sekret dhe korrupsion në zgjedhje.
Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë koordinuar aktivitete të ndryshme kriminale edhe përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “SkyEcc”. I pandehuri Altin Hajri ka qenë përdorues edhe i platformës tjetër të enkriptuar, “Matrix”.