Alkida Llakaj, vajza e aktorit të humorit, Agron Llakaj ka rrëfyer për momentin e vështirë që po kalon familja e tyre.
Ajo ka treguar se ka qenë një sfidë e vështirë për ata qëkur morën vesh që mama e saj vunate nga një sëmundje e rëndë.
“Janë tre vite sfidë për ne, prej kur në korrik morëm këtë lajm fatkeq për mamanë. Që atëherë, çdo ditë është një pikëllim i madh. E kemi humbur boshtin e familjes. Postimet e babit nuk janë thjesht fjalë, ato janë një dëshmi e dashurisë dhe humanizmit të tij. Edhe kur duhet të jetë jashtë Tiranës, më thotë: Tek mami jam, dhe unë shkoj pa pritur urdhër.”, rrëfeu Alkida.