Në Bashkinë e Vaut të Dejës, pas një mbledhjeje me kryebashkiakun Kristin Shkeli, tre zv/kryetarë, administratorët e njësive vendore dhe drejtorët kanë dhënë dorëheqjen e tyre.
Këto largime vijnë në kuadër të porosive të Kryeministrit Edi Rama për rifreskimin e strukturave të bashkive në vend.
Kryeministri kishte vendosur ultimatum që deri ditën e hënë të dorëhiqeshin administratorët e njësive vendore.